E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bulqize. Grabiten tre shtetas Kinez qe punojne ne Bulqize

 
Tre shtetas kinezë, që punojnë në Minierën e Kromit Bulqizë, kanë rënë pre e grabitjes nga dy persona me maska dhe të armatosur. Ngjarja ka ndoshur në mbrëmjen e ditës së kaluar, kur tre shtetasit kinezë kishin zbritur nga miniera ku dhe banojnë, kanë zbritur në qytet për tu furnizuar me produkte ushqimore për konsum. Sipas burimeve nga policia locale mësohet se aty rreth orës 22.30 minuta, kur pasi kishin blerë ushqime po ktheheshin në minieerë, janë përballur me dy persona me maska dhe të armatosur. Grabitësit u kanë kërkuar që të dorëzojnë menjëherë gjithcka kishin me vete, sit ë hollat dhe sendet ushqimore që kishin blerë në dyqan. Kundërshtimi I kinezëve, ka bërë që ata të përleshen me maskat e armatosura. Njëri prej grabitësve nën kërcënimin e armës tip kallashnikov, ka mundur tu marrë kinezëve rreth 100 mijë lekë të vjetër, thuhet nga burimet e policisë. Më pas grabitësit me maska kanë mundur të largohen në drejtim të paditur. Pas denoncimit në polici, blutë e Komisariatit të Bulqizës, janë vënë në ndjekje të maskave, e cila ka mundur që në një kohë record autorët e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit, Selim Rushiti dhe Edison Daka, të cilët u gjetën të fshehur në një shtëpi të braktisur. Po nga informacionet e para të policisë mësohet se gjatë arrestimit, dy të rinjëve u është gjetur edhe arma automatike, me të cilën dyshohet të jetë bërë edhe grabitja e shtetasve kinezë. Fatmirësisht tre shtetasit kinezë nuk kanë pësuar lëndime.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit