E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Diber.Situata e motit

Grabbed Frame 4     Ndryshe nga Pjesa tjeter e teritorit te Shqiperise, ku reshjet kane qene ne forme shiu , ne Kalane e Dodes  e gjithe sasia e reshjeve te rena ka qene ne formen e debores.  E ndodhur ne kembet e Korabit ne lartesine deri 1500 m mbi nivelin e detit , trashesia e bores kalon mbi 1,5 m. Vetem diten e enjte kane rene rreth 40 cm debore .Rreth 4 mije banore te 9 fshatrave te komunes Kala e Dodes nuk jane bllokuar per asnje minute . Kompania “Doda ” e cila eshte kontraktuar per mirembajtjen e 36 km rruge ka mbajtur nen kontroll situaten , megjithese ka qene tejet e veshtire per shkak te lartesise dhe terrenit malor.    Per pastrimin e rruges kompania ka vene ne pune 6 mjete borepastruese,dy fadroma dhe dy makina per hedhjen e kripes. Banoret shprehen tejet te kenaqur , pasi si kete vit nuk eshte mirembajtuar asnjehere kjo rruge kaq e veshtire. Problematike mbeten rruget qe lidhin qendren e komunes me fshatrat. Vete banoret shprehen se vijne nga Tirana deri ne Kala te Dodes me furgone dhe pastaj per 3-4 km detyrohen te shkojne me foristrada pasi rruget e fshatrave jane te bllokuara. Nje tjeter problem me te cillin perballen banoret ketu ne maje te Korabit eshte mungesa e energjise per shkak te rrezimit te shtyllave si pasoje e reshjeve te debores. Banoret tregojne se kane punuar vete prej disa ditesh per ngritjen e shtyllave por energjia ende mungon

Artikuj te ngjashem

Me te fundit