Një banesë në Çerenec të sipërm në Bulqizë, zonë kufitare me Maqedoninë në pronësi të shtetasit Festim Koçi, ka rënë pre e grabitësve për herë të tretë. Sipas kryefamiljarit Koçi herën parë janë vjedhur bixhuteri dhe para. Herën e dytë elektroshtëpiake, ndërsa sot kanë kërkuar sërisht për gjëra me vlerë duke e kthyer çdo gjë përmbys por ende nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin. Grabitësit kanë shfrytëzuar kohën kur nuk ka patur njeri aty pasi familja Koçi ndodhej në Bulqizë . Ndërkohë ka qenë i vëllai i Festimit që banon afër që ka konstatuar mëngjesin e sotëm grabitjen pasi ka vënë re që dera kryesore e shtëpisë ishte e hapur. Menjëherë është lajmëruar policia e Bulqizes e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kërkuar shenja të grabitësve. Ndërkohë, pronari shprehet se edhe për të dy grabitjet e para është bërë denoncimi në polici, por nuk ka patur autor.