8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim
Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mëkuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne. Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar Kryetari I bashlkise Z Myfit Durici me te ardhurat e tij personale dhe te familjes se tij shtroj nje dreke ne nje nga lokalet e qytetit ku ishin te ftuar gra vajza,nena nga I gjith qyteti Ne kete dreke nen ritmin e muzikes grate dhe vajzat defryen per disa ore duke harruar per nje moment lodhjen dhe mundimin qe ato heqin ne punet e perdishme per mbarevajtjen e mbajtjes se familjes.
Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha nenat e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat. Dera e urimeve eshte e hapur, se ne shpirtin e nje nene nuk ka nevoje te trokasesh, keto urime bene edhe nenat,grate dhe vajzat e mbledhura ne kete dreke,per te gjith nenat ne te gjith boten SHIKO VIDEON