Keto dite ne shkollen 9 vjecare Asllan Keta Fush bulqize organizuan nje aktivitet nderlendor me nxenesit e klasave te 10 dhe 11 te kesaj shkolle. Aktiviteti titullohej une e dua artin dhe kulturen, ku nxenesit me kete projekt bene nderthurjen e lendeve te letersise,artit dhe sportit ku ishin nderthurur bukur kenga,recitimi,vallja,punimet artistike te vet nxenesve,piktura dhe skulptura te cilat u pasqyruan me njaft talent e shije.
Ne fillim takimin e hapi drejtori i kesaj shkolle Z Aami cara i cili ja dha fjalen mesueses Alma Durici e cila luajti edhe rolin e moderatores se projektit e cila pasi falenderoj te pranishmit,prezantoi edhe rradhen qe do te ndiqet ne paraqitjen e programve dhe puneve te bera nga nxenesit.
Per te ndjekur kete aktivitet pervec nxenesve dhe mesuesve te kesaj shkolle kishin ardhur per te marre pjese edhe perfaqesues nga zyra arsimore bulqize dhe prinder te nxenesve.
Per vleresimin e interpretimeve dhe punimeve te nxenesve ishte ngritur nje juri e cila ndoqi dhe vleresoi cdo interpretim.
Me mjaft interes u pane dhe u vleresuan edhe punimet artistike te bera nga vet nxenesit e klasave te 10 ta dhe 11 te kesaj shkolle te cilat ne emer te jurise u beri nje pershkrim drejtori i kesaj shkolle Sami Cara
Mjaft argetuese ishin dhe interpretimet e nxenesve ne kenge e valle te cilat rrembyen duartrokitjet e te panishmeve