E martë, 26 Nëntor, 2024

“SHUTRREJA”NE KOMUNEN RUKAJ MAT, BURIMI I PASHFRYTËZUAR

Ndonëse shumë vende apo zona në Mat vuajnë mungesën e ujit vaditës, ka zona të cilat kanë ujë vaditës por iu mungon infrastruktura për ta përdorur atë. E tillë është edhe komuna Rukaj e cila ka një burim të rrallë dhe me një sasi të konsiderueshme uji, Shutrren. Pas viteve 90-të ky burim, pothuajse nuk është shfrytëzuar aspak. Ndërsa këtë vit, kryetari i Komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, thotë se një pjesë e tij do të vihet në shërbim të komunitetit. Megjithatë, Xhakrosa ngre shqetësimin e tij në lidhje me këtë burim, duke u shprehur se komuna nuk i ka mundësitë për ta vendosur të gjithin në shërbim të komunitetit, pasi duhet një investim i madh. Për t’i dhënë ujë vaditës edhe fshatit Urakë, kreu i komunës Rukaj thotë se Bordi i Kullimit duhet të ndërhyjë në kanal të cilin e ka nën varësi Nga ana tjetër, Xhakrosa thotë se ky burim nuk ka vetëm potencialin e vaditjes, pasi sipas tij nga ky burim janë hapur edhe disa biznese peshku. Por për vetë mënyrën se si buron, për kryetarin e komunës Rukaj, ky burim ka një pontecial të madh ekonomik, që vetëm me mbështetjen e qeverisë, mund të vihet në shfrytëzim

 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit