E premte, 22 Nëntor, 2024

FESTA E SULLTAN NOVRUZIT

Besimtarët bektashianë kremtojnë ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Novruzit. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Edhe besimtarët e zonës së Martaneshit e përkujtuan këtë ngjarje sipas traditave të sektit besimtar të tyre. Me këtë rast u mbajt edhe ceremonia në Teqenë e fshatit Peshk. Fjalën e rastit dhe simbolikën e kësaj dite e mbajti drejtuesi i Qeqes së Martaneshit, Baba Hysni Shehu:
Këtë festë e uruan edhe besimtarë të tjerë të zonës, të cilët shprehën më shumë mirësi, shëndet e begati kudo
Festa e Sulltan Novruzit zgjat tre ditë, që nis me datë 22 Mars e deri në datën 24. Gjatë këtyre ditëve kryhen rite festare sipas sektit bektashian. Ndërsa origjina e kësaj feste mendohet të jetë me prejardhje pagane dhe që përkon me ditëlindjen e Imam Aliut, fillimin e vitit të ri sipas kalendarit Bektashian. Për të gjithë besimtarë kjo ditë personifikohet me ditën e ringjalljes së madhe të shpirtit njerëzor, natyrës, luleve, bimëve e mbi të gjitha lindjes së shpresës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit