Dita e sotme ka perkuar me nje proteste te banoreve te fshatit Kodra e Danit, ne Dushe te Fushe-Bulqizes, per gjendjen e mjerueshme te rruges automobilistike te ketij fshati. Keshtu dhjetra banore dhe drejtues mjetesh qe frekuentojne kete rruge, aty rreth ores 10.00 kane bllokuar ne menyre simbolike hyrjen e kesaj rruge.
Sipas banoreve protestues, nje gjendje e tille e kesaj rruge, vijon prej vitesh. Kemi ankuar ne komune dhe na kane thene se mirmbajtja e rruges behet nga ndermarrja e rrugeve rurale Bulqize, ne varesi te Keshillit te Qarkut Diber. Ndersa drejtuesi I kesaj ndermarrje, eshte shprehur se prej ditesh ndermarrja ka mbetur pa punetore ne organike, nderkohe qe drejtori dhe zyrtaret e saj paguhen rregullisht, thone banoret protestue. Durimi jone ka sosur , nese nuk do kete reagim, ne do ti pershkallzojme protestat deri ne bllokimin e rruges nacionale Bulqize-Shupenze. Protestuesit kane verejtje edhe per deputetin Shkelqim Cani, qe sipas tyre, pasi ka marre voten , nuk e ka vene ujin ne zjarr per problemet e tyre.
Zyrtaret e komunes Fushe-Bulqize, thone se jane te mirinformuar me gjendjen skandaloze te kesaj rruge dhe se perkundrejt ankesave te tyre gjendja e kesaj rruge nuk ka njohur asnje permiresim.