E martë, 26 Nëntor, 2024

DSHP Bulqize,aktivitet per diten e autizmit

2 prilli eshte Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç,Ne kuader te kesaj dite, Drejtoria e Shendetit Publik Bulqize, ka organizuar nje takim sensibilizues me nxenesit e Shkolles 9- Vjecare, Xhevdet Doda. Takimin e hapi drejtoresha e shkolles, Lindita Kaja.Specialistet e shëndetësisë apeluan me kete rast, për sensibilizimin e nxenesve e nepermjet tyre te opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.Autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët.Që në fillim duhet pasur të qartë, se mjeksia deri në ditët e sotme nuk e di shkaktarin e autismit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqërisht në SHBA. Pandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore.Ne perfundim te takimit folen per kete ceshtje edhe te ftuar te tjere si perfaqesues te pushtetit lokal,psikologe dhe mesues.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit