Mazhoranca e majtë nëpërmjet strukturave kryesore PS dhe LSI, ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë Bulqizë, të zyrtarizuar nga LSI-ja zotin Melaim Damzi. Prezantimi u bë në nnjë nga lokalet e qytetit, ku morën pjesë anëtarë dhe simpatizanë të PS-së dhe LSI-së, si dhe deputetët e Dibrës, Shkëlqim Cani, njëherësh edhe ministër I Financave, Përparim Spahiu dhe Ulsi Manja, si dhe I deleguari I LSI-së, Ylli Manjani. Takimin e hapi kryetari I Degës së PS-së, Artur Kala, I cili në fjalën e tij evidentoi sukseset 2 vjeçare të bashkisë nën drejtimin e socialistëve Përshëndeti me këtë rast edhe deputeti Shkëlqim Cani, I cili falenderoi kryetarin actual të bashkisë zotin Myfit Duriçi, për sukseset e arritura në një periudhë të shkurtër 2 vjeçare në krye të bashkisë. Në të ardhmen ai premtoi më shumë fonde për Bulqizën , për të shënuar kështu të tjera arritje nga bashkia nën drejtimin e Melaimit
I deleguari I LSI-së për prezantimin e Melaim Damzit, si kandidat për kryebashkiak të ardhshëm të Bulqizës, Ylli Manjani, tha në fjalën e tij, se kemi solidaritet të plotë më PS-në, gjë kjo që e bën të sigurtë fitoren e së majtës në Bulqizë.
Deputeti Ulsi Manja, tha se kur pushteti qendror dhe ai lokal janë në një krah, bëhen punë edhe më të mira.
Kryebashkiaku aktual, Myfit Duriçi, than ë fjalën e tij se qër dy vite bëmë detyrën duke shënuar suksese të ndjeshme për Bulqizën, si dhe garantoi mbështetjen e plotë për kandidatin e LSI-së Melaim Damzi.
Ndërkohë kandidati për kryebashkiak Melaim Damzi, falenderoi pjesmarrësit për mbështetjen dhe premtoi menaxhim të mirë për Bulqizën në të ardhmen.
Përshëndeti takimin edhe deputeti Përparim Spahiu, I cili tha se të gjithë bashkë punën e nisur do ta çojmë më përpara për Bulqizën.