E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

ULËZ, KREMTOHET FESTA E SHËN MARKUT DHE DY VJETORI I SHPALLJES PARK RAJONAL

Me rastin e dy vjetorit të shpalljes së Parkut Natyror Rajonal Ulëz, si edhe festimeve të ditës së Shën Markut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës, Rrjeti i organizatave për Mbrojtjen e Natyrës, veçanerisht të shoqatës Miqësia-Ulëz dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Komunën Ulëz organizuan disa aktivitete promovuese ditën e Shtunë, në Komunën Ulëz. Në këtë ceremoni përveç autoriteteve lokale e qëndrore, pati pjesmarje të madhe nga komuniteti i zonës së Ulzës dhe atij përreth tij, përfshirë edhe nxënësit e shkollave, duke krujuar një ambjent festiv të këndshëm. Kryetari i komunës Ulëz, adrijet Gjeçi falenderoi të gjithë pjesmarrësit në këtë ditë të shënuar për banorët e komunës Ulëz
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e bashkisë Burrel, Adelina Farrici, e cila u shpreh se resurset e komunës Ulëz duhen rikthyer në resurse ekonomike në shërbim të zonës. Në cilësinë e kandidates në zgjedhjet e 21 Qershorit, Farrici shfrytëzoi rastin për tju premtuar banorëve të ulzës rregullimin e rrugës kryesore, për ta kthyer këtë qytet në turistik
Ndërsa përfaqësuesi i organizatave për mbrojtjen e natyrës Artan Miza, tha se nëpoërmjet kësaj feste, synohet promovimi i ulzës që të jetë i frekuentueshëm edhe nga të jashtmit
Më herët të rinj e përfaqësues të ardhur nga Tirana, kosove etj, janë ndalur në Shkopet, duke e bërë liqenin e shkopetit object të vizitës së tyre, nëpërmjet lundrimit me varka në sipërfaqen e këtij liqeni.
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit