Ne diten e sotme Presidenti i Republikes Bujar NIshani, ka realizuar nje vizite ne Diber, ku ka dhene titullin e larte “Nderi i Kombit” fshatit Blliçe, te komunes Çidhen, si simbol i qendreses antikomuniste. Me kete rast nga ana e komunes Çidhen ne bashkepunim me bashkine e Peshkopise, u organizua nje pritje e veçante ne nder te Presidentit te Republikes, zotit Bujar Nishani, ku moren pjese banore te zones dhe me gjere. Fshati Blliçe, i cilesuar si simboli i qendreses antikomuniste per liri e demokraci, ishte zbukuruar me flamuj kombetar. Ne hyrje te fshatit kishin dale ne pritje te Presidentit, dy te rinj kalores me kuaj, qe e shoqeruan ate deri ne qender te fshatit ku dhe u zhvillua ceremonia e ketij eventi. Fjalen e hapjes ne kete ceremoni dekorimi, e mbajti kryetari i komunes Çidhen, Aranit Skepi, i cili falenderoi ne emer te komunitetit Presidentin Nishani per vleresimin e bere per Blliçen, Çidhnen dhe gjithe Dibren, duke i dhene asaj titullin e larte “Nderi i Kombit”, si simbol i qendreses antikomuniste.
Mori fjalen per te pershendetur me kete rast edhe Agron Tufa drejtor i Institutit te Studimeve te Krimeve te Komunizmit, i cili e cilesoi Blliçen si simboli i qendreses te krimeve te komunizmit.
Presidenti Nishani ne fjalen e tij pershendetese tha se fshati Blliçe mbetet i spikatur ne dhunen dhe perndjekjen e pashembullt nga diktatura komuniste, si dhe fshati qe tregon veprimin se si shqiptari luftoi shqiptarin.
Ne fund ne nderim te ketij eventi nga grupet artistike te zones u dha nje program artistik.