Nderkohe ne diten e enjte Presidenti Nishani mori pjese edhe ne nje tjeter event te organizuar nga bashkia e Peshkopise, ku ne bulevardin kryesor te qytetit, Elez Isufi, Presidenti Nishani zbuloi memorialin per ish te persekutuarit politik qe i rezistuan diktatures komuniste. Pershendeti me kete rast kryetari i Bashkise Peshkopi, Ilir Krosi, i cili falenderoi Presidentin per vleresimin e bere per Dibren dhe dibranet si simbol i qendreses antikomuniste.
Presidenti Bujar Nishani ne fjalen e tij edhe nje here vleresoi qendresen antikomuniste te Dibres, ku me çrast tha se kjo krahine eshte personifikim i mençurise, bujarise dhe dashurise. Kur te nderon Dibra te ka nderuar e gjithe shqiptaria.