E premte, 22 Nëntor, 2024

NGJARJET NË KUMANOVË, BLINDOHET KUFIRI ME SHQIPËRINË

Banorët e fshatrave në Dibër përreth Kufirit me Maqedoninë thonë që prej ditës që ka nisur konflikti në Kumanovë, kufiri është blinduar nga policia dhe ushtria maqedonase. Banorët thonë se nuk arrijnë t’i afrohen aspak kufirit nga frika se mund të vriten nga policia maqedonase siç ka ndodhur dikur. Çobanët, fëmijët e vegjël por edhe të tjerë që kanë tokat e tyre pranë kufirit tregojnë se si janë përzënë nga policët maqedonas gjatë këtyre ditëve. Madje një nga detajet më interesante është survejimi i vijës kufitare me kamera të vendosura nëpër pemë apo objekte të tjera. Banorët thonë se shkojnë deri pranë kufirit dhe nëse bagëtitë e tyre kalojnë në anën tjetër, nuk mund t’i marrin më nga frika se mos vriten

Artikuj te ngjashem

Me te fundit