Per dy dite me rradhe salla e shfaqjeve te qendres kulturore Bulqize eshte mbushur me artedashes Bulqizake te cilet kane ndjekur nje koncert recital te kengetares Jeta Mazari. U deshen rreth 27 vjet shkeputje nga skena e koncerteve qe kengetares Jeta mazari ti mbushej mendja qe ajo mund te kontribonte perseri per artedashesit Bulqizake me zerin e saj,dhe keshtu ndodhi,ajo pas ketyre viteve te gjata nderprerje I rikthehet skenes duke ndezur publikun ne salle me zerin melodioz te saj.Ka qene nje bashkepunim me muzikantin Leonard Lala qe Jeta te bente te mundur kete koncert recital. Ne kete koncert me regji te humoristit Agim Skara me libret te Nafie jelles dhe interpretimin e formacionit orkestral te drejtuar nga Leonard Lala,publiku per rreth nje ore e gjysem ndoqi recitalin e nderthurur bukur me humor,pjese orkestrale dhe interpretime te tjera argetuese.Ky aktivitet solli nje te re pasi per realizimin e tij ndihmuan me sponsorizimet e tyre ndoshta modeste shumë prej firmave private qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne rrethin tone gje e cila duhet te ndiqet edhe nga firmat e tjera te cilet duhet te kontribojne ne ringjalljen e artit dhe kultures ne rrethin e Bulqizes me tradita ne kete fushe.Duke ju rikthyer koncertit, spektatori qe e ndoqi ne salle kete aktivitet u emocionua shume nga zeri I kengetares me plot gjalleri e freski.