Aksioni I qeverise kunder informalitetit, ne diten e trete te zhvillimit te tij ne qytetin e Bulqizes, eshte shoqeruar me mbylljen e qepenave per dhjetra biznese. Per nga vete rendesia qe ka, TVBulqizes e ka ndjekur kete aksion me vemendje, ku ne diten e trete te zhvillimit te tij, veren se ka mjaft biznese qe kane mbyllur qepenat, pasi nuk kane qene te regjistruar ne QKR. Keshtu gjate ketyre diteve prane QKR NE Bashkine Bulqize, prej te pakten tre ditesh vijon regjistrimi I bizneseve te paregjistruara. Jasht cameras, zyrtare te Tatim-Taksave, bejne me dije se java e pare e kontrolleve, nuk do kete penalitete per bizneset e paregjistruara, per t’iu dhene atyre mundesine qe te regjistrohen ne QKR. Pastaj duke filluar nga dita e hene e javes qe vjen, do nisin kontrollet per te gjitha bizneset te cilat do perqendrohen jo ne luften kundra bizneseve, veçanerisht per ata te vogla, por lufte kunder evazionit fiscal, per ta vene keshtu biznesin ne shinat e funksionimit ligjor. Nderkohe tregtaret e vegjel te fruta-perimeve, ne mungese te tregut, kerkojne plotesimin e kushteve per ta, qe te mund te paguajne conform ligjeve ne fuqi taksat per Bashkine