E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Martanesh, banorët sërish në protestë, kundër marrjes së ujit të Liqenit të Sopeve.

Banorët e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, sërish në protestë, kundër marrjes së ujit të liqenit të Sopeve. Kështu qindra banorë të kësaj krahine, përfshirë edhe gra e fëmijë, kanë protestuar për të dytën herë, kundër ndërhyrjes për marrjen e ujit të liqenit të Sopeve, për ta përdorur atë në prodhim energjie për HEC-in e Valikardhës, që po ndërtohet në ish komunën e Zerqanit. Ashtu si dhe në herën e parë në këtë protestë mori pjesë edhe vetë administratiri I njësisë administrative të Martaneshit, Ibrahim Gjoni si dhe kryepleqtë e 7 fshtrave. Në fjalën e tij administratori Gjoni, tha se jemi këtu për t’i thënë; -jo korrupsionit, -jo kësaj masakre të shëmtuar, -jo krimit që duan t’I bëjnë krahinës së Martaneshit, për devijimin e ujit të liqenit të Sopeve, për ta dërguar atë nga lumi I Matit në Drinin e Zi
Banorët tejet të irrituar u shprehën se Martaneshit, po I merret gjithçka;- pyjet, mineralet dhe tani uji. Liqenin e Sopeve e kemi ndërtuar vetë me krahët tona dhe nuk mund të na e marri kush, ndaj kërkojmë ndihmën e shtetit që të ndalë këtë masakër.
Ndërkohë marrja e ujit të këtij liqeni dhe gjithë pellgut ujor të tij, ndikon negativisht jo vetëm në rezervat e ujit të pijshëm dhe vaditës për 700 hektarë tokë, por edhe në funksionimin e konçensioneve të dhëna për tre HEC-e të ndërtuara në Martanesh që funksionojnë me këtë ujë, duke sjellë kështu një rast flagrant të mbivendosjes së konçensioneve.
Banorët u shprehën që protestat e tyre kundër devijimit të ujit të liqenit të Sopeve, nuk do ketë të ndalur dhe do njohë përshkallëzim të saj, deri në zgjidhjen e këtij problemi. Protestuesit nuk lejuan vijimin e punimeve nga punonjësit e firmës konçensionare, duke ndërhyrë për largimin e makinerive të saj. Protesta u zhvillua nën vëzhgimin e forcave të policisë lokale Bulqizë, e cila mbajti një qendrim korrekt, duke mos lejuar që konflikti mes protestuesve dhe punonjësve të firmës konçensionare të agravohet deri në nivele të papranueshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit