E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bulqizë, aksioni anti informalitet, tregu ul qepenat, tregtarët protestojnë në bashki.

Në kuadër të aksionit të qeverisë anti informalitet, në qytetin e vogël të Bulqizës, gjatë këtyre ditëve, mjaft dyqane janë detyruar të ulin qepenat nga frika e gjobave për shkak se u mungojnë kasat fiskale për paisjen e klientëve me kupona. Një situatë e tillë ka detyruar dhjetra tregtarë të protestojnë pranë Bashkisë Bulqizë, ku kanë marrë takim me kryetarin e kësaj bashkie, Melaim Damzi. Në këtë takim tregtarët kanë pretenduar që të trajtohen si ambulantë, pasi fitimi që ata nxjerrin vlen sa për të siguruar bukën për fëmijët Kryetari I Bashkisë, I dëgjoi me vëmendje të gjitha pretendimet e tregtarëve, sipas të cilëve ata janë të pamundur financiarisht për të blerë kasën fiskale, madje në mungesë të ambienteve, as nuk kanë ku t’I vendosin ata. Pasi dëgjoi pretendimet e biznesmenëve, kryetari I Bashkisë, kërkoi që të gjithë bizneset e vogla të dalin nga informaliteti në zbatim të ligjit, si dhe premtoi që të dialogojë me strukturat e Tatim-Taksave, për tu dhënë përgjigje pretendimeve të tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit