Një nga investimet më të rëndësishme jo vetëm për nga vlera financiare, por edhe nga fakti se I ndryshon pamjen qytetit të Bulqizës, padyshim që është investimi i dhënë për ndërtimin e Pedonales në qendrën e Qytetit të Vjetër. Një investim ky që ka nisur prej të paktën më tepër se tre muajsh, por ka mbetur përgjysmë. Prej ditësh nuk dëgjohet më zhurma e çekiçëve të punëtorëve të firmës tenderuese, duke bërë kështu që ndërtimi I kësaj Pedonaleje të mbetet përgjysmë. Banorët shprehen të kënaqur me ndërtimin e saj, por janë të pakënaqur dhe të shqetësuar me lënien e saj përgjysmë, ndërkohë që afati i ndërtimit të saj, prej 90 ditësh, ka mbaruar dhe askush nuk e ka dijeni përse punimet janë pezulluar.
Në ditët në vijim, TVBulqiza do të interesohet pranë institucioneve dhe pushtetarëve vendorë, për të marrë një informacion zyrtar në lidhje me këtë problem, për tu dhënë kështu përgjigje shqetësimeve të qytetarëve për përfundimin e ndërtimit të Pedonales.