E premte, 22 Nëntor, 2024

Bulqizë, xhamisë i presin dritat.

Prej disa ditësh, xhamia e Bulqizës nuk ka energji elektrike. OSHEE ia ka prerë dritat pasi ajo rezulton debitore.
Por drejtuesit e xhamisë, shprehen se me të vertetë ekziston debia, por ajo i përket bashkisë së qytetit. Ambientet e xhamisë, në periudhën 2005-2013, kanë qenë të sekuestruara nga Ministria e Financave, duke kaluar përkohësisht nën administrimin e shtetit. Debia e pagesës së energjisë elektrike, i përket vitit 2010-2011. Në këtë periudhë në këto ambiente, me urdhër të Bashkisë Bulqizë janë akomoduar 15 familje, që jetonin në një pallat në rrezik shembjeje.
Familjet sigurisht që nuk paguan asnjë kacidhe gjatë kësaj periudhe, gjë që krijoi një debi në ngarkim të Bashkisë së qytetit, e cila nuk likujdoi në kohë faturat e energjisë për 15 familjet që u strehuan në ambientet e Xhamisë. Në vitin 2013, xhamia rimori pronësinë e sekuestruar, por bashkë me të edhe borxhin prej afro 1.200. 000 lekë të reja energji të 2010-2011, kur ishin strehuar familjarët. Për të mësuar më hollësisht në lidhje me këtë problem ne me kameran e TVBulqizës, ju drejtuam myftiut të kësaj xhamie Sejdi Strazimiri

Artikuj te ngjashem

Me te fundit