E premte, 22 Nëntor, 2024

Ministria e Bujqësisë, fermerët pas 31 dhjetorit të këtij viti nuk kanë të drejtë të shesin vetë prodhimet e tyre.

Një ligj i Ministrisë së Bujqësisë, u ndalon fermerëve që pas 31 dhjetorit të këtij viti, të shesin vetë prodhimet bujqësore të tyre. Kështu sipas këtij ligji fermerët pas Vitit të Ri, nuk do mund të tregtojnë më vetë prodhimet bujqësore të marra nga kopshti privat. Sipas këtij ligji atyre do tu duhet që të paisen me një numër identifikimi për t’I çuar prodhimet bujqësore në pikën e caktuar të grumbullimit, dhe jo t’i tregtojnë vetë ata. Për të mësuar se si reagojnë fermerët në zbatim të këtij ligji, ne me kameran e TVBulqizës, morëm disa opinione të tyre. Ka fermerë që e mirpresin zbatimin e këtij ligji pasi u jep atyre mundësinë që të shesin pa probleme dhe jo duke qendruar gjithë ditën në diell e shi për ti shitur vetë ato
Por ka edhe fermërë të vegjël familiarë që e kundërshtojnë shitjen në pikat e grumbullimit pasi bie ndjeshëm çmimi I shitjes, si dhe u dalin probleme me cilësinë e prodhimeve

Artikuj te ngjashem

Me te fundit