E premte, 29 Nëntor, 2024

75-vjecarja e vetmuar pa energji elektrike per vetem 500 leke ne muaj

Historite njerezore, per te gjithe neve jane te ndryshme, per disa jane nje lloj mbijetese, qe ne tokesoret na duhet te sfidojme cdo veshtiresi per te mbijetuar. Keshtu ka qene jeta edhe per 75-vjecaren Behie Dalti, nga Bashkia Klos, jeta e saj ka qene nje kalvar vuajtjesh qe prej lindjes, ku prinderit e braktisen ne nje jetimore. Informacioni i vetem qe kishte per jeten e saj, ishte se origjinen e kishte nga Kruja. Sic mund ta shihni nga pamjet filmike, kjo shtepi duket krejtesisht gati duke u shembur.Por ne murin e saj ndodhet edhe fotografia e ish diktatorit Enver Hoxha, qe sipas saj kjo foto do e shoqeroj deri ne momentet e saj te fundit. Behie Dalti tregon se ska as energji elektrike, per te pare apo per tu ngrohur dhe gatuar. qe prej heqjes se energjise elektrike ajo ka mbetur ne erresir te plote. Krejtesisht e vetme ne kete bote, Behie Dalti kerkon pak ndihme e vemendje nga shteti, qe te ngroh duart e saj te vjetra e te ftohta ne nje furnelle korenti qe ka ne dhomen ku fle, pasi fuqia e ka lene dhe smundet dot te beje as dru zjarri per ngrohje.
I njohur me historine e dhimbshme te Behies, duke qene prezent ne shtepine e saj, deputeti i Qarkut te Dibres Bedri Hoxha, akuzon qeverine aktuale per nje sjellje jo njerezore, ndaj nje personi te vetem sic eshte Behija, duke e lene te vdes se ftohti vetem per 5 mij lek te vjetra ne muaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit