Banorët e Fushë-Bulqizës, kanë vijuar protestën e radhës, në mbrojtje të pyjeve. Kështu në ditën e sotme qindra banorë përfshirë edhe gra e fëmijë janë grumbulluar në protestën e radhës, pranë zyrave t ëish komunës, për të shprehur vendosmërinqë e tyre në mbrojtje të pyjeve të zonës, ku një firmë tenderuese për shfrytëzimin e tyre, kërkon prej muajsh të hapë rrugën automobilistike për këtë qëllim. Morën pjesë në këtë protestë duke e mbështetur atë edhe autoritete locale e qendrore të PD-së, Roland Keta deputet I zonës, Jamarbër Malltezi, shef I Departamentit të Territorit, Turizmit dhe Pyjeve në PD, kryetari I Degës së PD-së rrethit Durim Balla, si dhe dekani I Fakultetit të PYjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Vath Tabaku, të cilët pasi u njohën me shqetësimin e banborëve të katër fshatrave t ë Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, u dhanë atyre të drejtë. “ Si ambientalist e gjej protestën mjaft të gjetur, kur komuniteti është I ndërgjegjësuar me mbrojt pyjet, por shteti don me ja marrë e dëmtuar pyllin, tha ndër të tjera në fjalën e tij Jamarbër Malltezi
Banorët në fjalën e tyre janë treguar mjaft të vendosur në mbrojtje të pyjeve, pasi sipas tyre, kjo lidhet me vetë jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ata e cilësuan të pafalshme keqtrajtimin e kryepleqve nga policia
-Deputeti I zonës, Roland Keta, në fjalën e tij garantoi banorët se ka qenë dhe do të jetë krah tyre, në ruajtje të pyjeve, duke e quajtur tenderin për shfrytëzimin e pyjeve të jashtligjshëm
– Dekani I Fakultetit të Pyjeve, në UB Tiranë, Vath Tabaku, tha se jam këtu për të mbështetur banorët, pasi sipas shkencës bujqësore thuhet se pylli është jetë, dhe po u more pyllin banorëve, atyre u ke marrë jetën
Mjaft të revoltuara në këtë protestë u treguan edhe gratë pjesmarrëse, të cilat deklaruan se pyjet do t’I mbrojnë me jetë, duke drejtuar edhe një kërkesë për Kryeministrin Rama,,