E diel, 24 Nëntor, 2024

Familja Gjika nga Golloborda,drejt Tiranes per strehim

Pas lajmit te publikuar ne Tv Bulqizen, familja Gjika është dërguar në Tiranë, pasi Instituti i Jetimëve do t’i sistemojë në kryeqytet. Transporti i tyre është bërë me një fouristradë të mundësuar nga Bashkia Bulqizë. Gjate rrugetimit te tyre,Bulqiza Tv i filmoi në një ndalesë në qytetin e Burrelit, ku shumë qytetar u solidarizuan me këtë familje duke i ndihmuar simbolikisht. I afërmi i tyre Beqir Dauti, falenderoi Tv Bulqizen, për publikimin e varfërisë ekstreme të këtyre jetimeve dhe ndihmesës së dhënë për gjetjen e një vendstrehimi për të.
Nëna e femijeve është entuziasmuar, dhe i duket e pabesueshme që tashmë nuk do të jetojë në kushte ekstreme:
Gatishmëria për ta ndihmuar këtë familje edhe me donacione të tjera ka qenë e madhe, shumë qytetar kanë kërkuar nga TV BULQIZA mënyrën se si mund ta ndihmojne kete familje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit