Megjithëse një ditë më parë përfaqësues të ministrisë së energjisë dhe industrisë zhvilluan një dëgjesë me banorët e fshatit Katund i Ri ku dhe do të ndërtohet një hidrocentral, qindra banorë të luginës së Drinit të Zi u mblodhën sot në një tubim proteste në qendër të Maqellarës të Dibrës, për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në fshatin Katund i Ri dhe atë të Skavicës.
Kryetari i shoqatës së Drinit të Zi u bëri të ditur se në dy brigjet e Drinit pjesa më e madhe e tokave janë të pa regjistruara , dhe nuk ua kanë rregjistruar ndoshta qellimisht , por keto janë toka të trashëguara dhe jo toka të falura me ligjin 7501.
Sipas banorëve protestues, zyrtarët e Energjitikës zgjodhën Katundin e ri për të organizuar këtë dëgjesë pasi nuk mbytet , zgjodhën njerëzit kush do ishte i pranishëm në një ambjent 4 me 4 të një shkolle , me qëllim që të mos dëgjonin Dibrën por të bënin rradhën dhe të përçanin Dibrën.
Protestuesit janë të bindur se qeveria po manipulon me gjoja projektin e Katundit të Ri, dhe njëkohësisht do të ndërtohet edhe Skavica, këtë sipas tyre e ka konfirmuar edhe ministri Damian Gjiknuri pak kohë më parë. Banorët e irrituar thanë se Dibra është e unifikuar dhe nuk do të lejojë që të ndërtohet asgjë pa u qartësuar situata, të bëhen transparente projektet, të ulen me banorët dhe tu bëhen të ditura përfitimet dhe humbjet që u vijnë nga ndërtimi i këtyre Hidrocentraleve.