Tre fshatra janë në konflikt prej 18 vitesh për ujin e pijshëm dhe ujin vaditës. Fshati Majtar në njësinë administrative Maqellarë në Dibër, është në konflikt me fshatrat Burim dhe Potgocë. Banorët e fshatit Majtar, thonë se uji që del në krye të fshatit të tyre është marrë padrejtësisht nga dy fshatrat e tjerë e për pasojë, fshati Majtar nuk ka as ujë të pijshëm e as ujë vaditës. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore në manyrë që të zgjidhin konfliktin të mos shkojë në ekstrem
Nga ana tjetër banorët thonë se bashkia Dibër iu ka prerë në bashkëpunim me policisë, tubacionet për ujin e pijshëm dhe atë vaditës, gjë që sipas tyre i bën të njëanshëm. Po ashtu, banorët shprehen se në këtë konflikt ka hyrë edhe politika pasi ata kanë mbështetur LSI-në, ndërsa bashkia e cila është e socialistëve është hakmarrë duke iu prerë tubacionet. Ata paralajmërojn përshkallëzim të protestave