Banorët që preken nga ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Drin i Zi në Dibër, kanë vijuar protestat e tyre për të kundërshtuar projektin. Ata kundërshtojnë me forcë ndërtimin e HEC-it në Katundin e ri, pasi sipas tyre shkakton përmbytje të mëdha në tokat bujqësore. Dhjetra banorë u mblodhën këtë të shtunë në rrugën nacionale në vendin e quajtur Ura e Topojanit, protestuesit kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve edhe pse në prezencë kanë qenë edhe uniformat blu të Dibrës. Ata kërkojnë që të ndalet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve që janë jo në shërbim por në dëm të komunitetit
Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave si dhe me datë tre Prill kanë lënë protestën e madhe pranë Bashkisë Dibër.