E diel, 22 Dhjetor, 2024

PDIU Takim ne Peshkopi per anetaresimet e reja ne kete parti

Mbi 2000 mije antare dhe simpatizante te PDIU jane tubuar ne pallatin e sportit “ Bashkim LALA “ ne takimin e rradhes pas shume qyteteve te Shqiperise per fushaten e antaresimeve te reja ne PDIU. I pranishem dhe kreu I kesaj force politike Shpetim Idrizi .
Kjo parti eshte e bindur se ne zgjedhjet e ardhshme do te siguroje dy deputete me pretendimin se kjo force politike eshte per nje Shqiperi me te mire dhe me te denje, si nje parti e njerzve me taban e parimeve te forta nen drejtimin e vizionarit te kesaj partie Z. Shpetim Idrizi.
Sipas zonjushes Lala kandidates se mundshme per deputete ne parlamentin shqiptar , Dibra nuk eshte perfaqesuar asnjehere ashtu sic e meriton ne parlamentin shqiptar duke I cilesuar deputetet e sotem si ushtare te partive politike dhe sahanlepires dhe duke ftuar ne te njejten kohe dibranet qe ti thone po projektit te PDIU per zhvillimin e Dibres .
Nderkohe PDIU do te nderhyje fort edhe per ndertimin e stadiumit te Korabit si dhe do te kerkoje seshpejti nje interpelance me ministrin per ndertimin e rruges se Arberit .
Sipas zonjes Mesila Doda . megjithe premtimet qe jane bere nga politika Dibra vazhdon te jete e izoluar, dhe ky realitet duhet te marri fund .
Nderkohe Kreu I PDIU Idrizi e cilesoi ndertimin e rruges se Arberit te nje rendesie te vecante pasi ajo do te lidh 25 perqind te Shqiperise dhe shqiptareve brenda territorit te Shqiperise me pjesen tjeter te atdheut meme por do te lidh e shqiptaret ne Maqedoni duke premtuar qe do te bejne gjithcka qe kjo rruge te ndertohet .
Me pas ju beri thirrje partive politike ne maqedoni qe te bashkohen dhe te mos rendin pas partive politike maqedonase per te miren e shqiptareve qe jetojne ne maqedoni .
Sipas Idrizit ka ardhur koha qe dibra te kete deputetet e vet dhe jo nga deputete qe komandohen nga Tirana por nga deputete qe komandohen nga e drejta e dibraneve .
Nderkohe beri thirrje qe ti bashkohen PDIU sin je force politike qe eshte per bashkim kombetar, per integrim europian duke ju premtuar dibraneve se dote vere ne vend dinjitetin e dibraneve duke jetuar e punuar ne vendin e tyre .

Artikuj te ngjashem

Me te fundit