Ne kuader te aksionit Kombetar “Ta pastrojme Shqiperine ne nje dite” Bashkia Bulqize, organizoi aksionin “Ta Pastrojme Bulqizen ne nje dite. Moren pjese administrata dhe ndermarrjet ne varesi te Bashkise, Shoqata e Eksperteve te Rinj Mjedisor, nxenes shkollash dhe qytetare. Ne kete aksion mori pjese kryebashkiaku, Melaim Damzi, kryekeshilltari Gazmend Kenga, si dhe deputeti i zones Shkelqim Cani. Te paisur me qese pastrami, pjesmarresit ne kete aksion kaluan ne te dyja lagjet e qytetit ate te Gjeologut dhe Minatorit. Ky aksion veç ndikimit ne pastrimin real te qytetit, mundesoi edhe mbjelljen e 60 fidane geshtenje ne segmentin rrugor qe lidh dy lagjet kryesore te qytetit. Nderkohe veç ketyre ky aksion ka dhene edhe mesazhin e sensibilizimit te banoreve, ndergjegjesimit te qytetareve per te kontribuar ne komunitet, per tu bere pjese active dhe gjithperfshirese ne vendimmarrjet e Bashkise per nje qytet te paster.