E diel, 22 Dhjetor, 2024

Deputeti Cani inspekton ujësjellësin e Gjoricës

Njësia administrative Gjoricë e Bashkisë Bulqizë, tashmë do të ketë ujë të pijshëm paproblem, falë një investimi që po bëhet nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Bulqizë. Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, inspektuan punimet që po kryhen në këtë ujësjellës që kap vlerën e rreth 83 milion lekëve të rinj dhe që ka nisur kur Cani ishte inistër i Financave. Ish ministri Cani njëherësh deputet i Zonës tha se deri në muajin Korrik do të mbyllet ky investim e më pas do të nis investimi i shpëndarjes tek familjarët
Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se nga ky ujësjellës do të përfitojnë rreth 8000 banorë, të cilët kanë vuajtur prej vitesh për ujë të pijshëm
Ajo që bie në sy është se firma që po zbaton projektin, ka punësuar banorë të zonës, duke kontribuar sadopak në uljen e varfërisë. Punimet që po kryehen me rimte të shpejta hga firma që po zbaton projektin, pritet të përfundojnë brenda afatit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit