E martë, 3 Dhjetor, 2024

Fshati Zogjaj, mes “100 halleve”

Fshati Zogjaj në njësinë administrative Shupenzë në rrethin e Bulqizës, një fshat ky pothuajse i harruar nga ccdo regjim,tashme eshte ne mes te 100 halleve. Edhe pse është një fshat me resurse të mëdha turistike, në asnjë sector të tij nuk është vënë dorë. Banorët që kanë mbetur, jetojnë me shpresën se një ditë edhe fshati i tyre do të rregullohet, por shumica e banorëve e kanë humbur tashmë këtë shpresë dhe kanë migruar në zonat fushore. Banorët thonë që para viteve 90-të kanë patur në fshat katër mjek, por këto 25 vite as infermier nuk ka, ndaj dhe të gjitha shërbimet shëndetësore, duhet të zbresin në Shupenzë apo Bulqizë e Peshkopi:
Nga ana tjetër ata shprehen se edhe pse jetojnë me blektori, ata nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti, pasi nuk ka as baxho, mishi nuk shitet, madje as subvencionet nuk kanë përfituar asgjë edhe pse i kanë plotësuar të gjitha dokumentat. E vetmja herë që shihen drejtusit vendor është kur ka zgjedhje,
Të rinjtë e këtij fshati nuk kanë asnjë mundësi punësimi, e ndërsa e kalojnë kohën sëbashku, me një qese duhan të dredhur të gjithë sëbashku:
Apeli i këtyre banorëve shkon për pushtetin vendor dhe atë qëndror, që t’i hedhi sytë edhe nga ata, pasi janë pjesë e së njëjtës shoqërie.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit