Ferit Keta është shpallur fitues i ndeshjes së radhës, zhvilluar në Nuremberg të Gjermanisë.
Lajmi është bërë i ditur nga traineri i tij Ismail Keta, me një status në profilin e tij në Facebook.
Ferit Keta ka arritur të fitoj me nokaut në raundin e dytë. Djali nga Bulqiza po njeh çdo ditë edhe më shumë ngjitje në këtë sport, kjo falë punës së tij dhe të trainerit të tij, Ismail Keta.
Në këtë mbrëmje boksi zhvilluar në Nuremberg, ishte parashikuar të zhvillohej edhe përballja e Kristian Prengës, boksierit nga Mirdita që stërvitet nga vëllezërit Keta, por që u anullua pasi rivali i tij u tërhoq vetëm një ditë përpara ndeshjes.
SC/ tvbulqiza.al