Policia e Kurbinit ka gjetur dhe dorëzuar në shtëpi 14-vjeçarin me iniciale G.N., që u largua ditën e djeshme nga shtëpia.
Largimi i tij nga banesa u denoncua në polici nga babai, 41-vjeçari me iniciale L.N.
Sipas komunikatës së Komisarjatit të Kurbinit, i mituri deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.
GE/ tvbulqiza.al