Gjatë zhvillimit të ndeshjes Francë-Islandë policia ka shpërthyer mjetin e dyshuar për bombë. Automjeti ishte parkuar pranë stadiumit “Stade de France” shumë orë përpara fillimit të ndeshjes duke rritur dyshimin ndaj autoriteteve. Tifozët ishin lajmëruar më parë dhe kanë arritur të kontrrollojnë gjendjen e panikut pas shpërthimit të kontrrolluar. Duke qenë se “Stade de France” ka qenë edhe më parë pjesë e sulmeve terroriste ku humbën jetën 130 persona, siguria gjatë kampionatit evropian ka qenë më e lartë, raportojnë autoritetet.
MF/tvbulqiza.al