Gjatë draftit të deklaratës u njofuan zhvillimet aktuale të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Deklarata nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit, si zhvillimin e potencialit hidroenergjetik.
Për sa i takon energjisë, të pranishmit u angazhuan për plan të tregut të përbashkët, që do të sjellë lehtësi në shkëmbimin e burimeve, për të lidhur tregun rajonal me atë të BE-së. Ne dokument nënvizohet rëndësia e përfundimit në fund të këtij vitit të Protokollit shtesë mbi Tregtinë në Shërbime.
Gjithashtu draft deklarata thekson rëndësinë që ka rinia në stabilitetin në Ballkan. Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe hapja e një zyre rajonale e bashkëpunimit të të rinjve, me qendër në Tiranë.
/tvbulqiza.al/