E enjte, 21 Nëntor, 2024

Shkopet, nxirret makina e dytë nga ujërat e liqenit

06polombaret7
Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjatë ditës së sotme nxjerrjen nga liqeni të automjetit të dytë.
Polumbarët së bashku me policinë e Dibrës kanë nxjerrë automjetin i cili u evidentua gjatë kontrollit të kryer ditën e djeshme në thellësinë 26.5 metra.
Makina “TAXI”, tip “Benz 2500 ” kishte targa të verdha AB 220 T dhe ishte denoncuar i vjedhur nga shtetasi N.A., nga Kolonja e Lushnjës, në janar të këtij viti.
Sipas deklaratës së policisë, mjeti nuk ka shumë kohë që qëndron në ujë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i Rrethit Mat dhe vijojnë hetimet e mëtejshme.
Ditën e djeshme polumbarët nxorrën nga ujërat e liqenit të Shkopetit një tjetër automjet që kishte kohë që qëndrontë nën ujë, me targa austriake dhe pa viktima brenda.
Kërkimet nga Polumbarët e RENEA-s do të rinisin përsëri ditën e nesërme.
GE/ tvbulqiza.al
06polombaret3
06polombaret11
06polombaret4

Artikuj te ngjashem

Me te fundit