E premte, 22 Nëntor, 2024

Dibër, gjendet një trup njeriu, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e kufomës

Policia-diberNë sallën operative të Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër rreth orës 10:00, të datës 08.07.2016, ka ardhur një telefonatë nga një bari, i cili njofton se në zonës Zall-Dardhë në mes të Lumit Drin,  ka konstatuar një trup njeriu.
Menjëherë është nisur për në vendngjarje grupi hetimor, ku ka rezultuar se:
Në vendin e quajtur “Cekat e Zall-Dardhës”, në mes të lumit Drin kanë konstatuar të ngecur në një trung peme të rrëzuar në ujë, një kufomë.
Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe  se mund të ketë në ujë rreth 15 ditë.
Kufoma ësht e seksit femër, e pa identifikuar, rreth 30 vjeçe,  ku ka  të veshur një bluzë ngjyrë të bardhë, pantollona të zeza, çorape me lule.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e kufomës nuk janë  evidentuar shenja dhune.
Kufoma po transportohet për në morgun e spitalit Peshkopi, për veprime të mëtejshme.
Deri tani në Sallën Operative të Policisë vendore Dibër nuk ka pasur asnjë telefonatë apo denoncim  për ndonjë shtetase të humbur gjatë kohëve të fundit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e kufomës .
Cilido qytetar që ka informacion të telefonojë në numrin e telefonit 069 41 10 214.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit