Televizioni “Report Tv” ka siguruar një video që tregon mënyrën sesi kanë lëvizuar grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit.
Pamjet mbi lëvizjet e grabitësve të 1 milion eurove janë rregjistruar në nga kamerat e një biznesi në rrugën nacionale Rians-Fushë-Prezë.
Videot kanë kaluar në administrimin e policisë.
Nga pamjet duket se mjeti i përdorur nga grabitësit vjen nga një rrugë e fshatit Fushë-Prezë dhe futet në rrugën e Rinasit.
Edhe futja e tij në rrugën drejt Rinasit, bëhet në mënyrë të shpejtë. Pak minuta pasi vetura doli nga kjo rrugë,
Pasi është kryer grabitja brenda aeroportit, makina e autorëve futet sërish në rrugën në të cilën kishte dalë 10 minuta më parë.
Më pas vetura ka shkuar në të majtë, në drejtim të fshatit Fushë-Prezë.
Më pas makina ka ecur rreth 600 metra dhe është futur sërish majtas në një rrugë ku edhe është djegur.
Më pas aty ka qenë duke pritur një furgon Mercedez-Benz.
Me furgonin grabitësit janë larguar duke ndjekur një rrugë në drejtim të fshatit Fushë-Prezë për të dalë në fshatin Gjeç-Fushë në drejtim të fshatit Bërxull.
GE/ tvbulqiza.al