E hënë, 25 Nëntor, 2024

Armëbajtja pa leje, ulet dënimi nga 15 vite burg në 7

download (4)
Dënimi maksimal për armëmbajtjen pa leje pritet të reduktohet nga 15 vite burgim, në 7 vite.
Ky propozim është paraqitur nga qeveria shqiptare me anë të një projektligji për ndryshimin e kodit penal pas shpalljes si antikushtetues të ashpërsimeve të dënimeve të bëra më 5 dhjetor të vitit 2015 dhe pse ashpërsimet u argumentuan si masa të luftës ndaj krimit të organizuar dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale.
Sipas “ReportTv”, që ka siguruar një kopje të projektligjit, ai është depozituar në Kuvend më 30 qershor të këtij viti dhe aktualisht pritet shqyrtimi i tij në komisione parlamentare e më pas miratimi me votat e deputetëve.
Përgjysmimi i dënimit maksimal për armëmbajtjen nuk është i vetmi ndryshim me dënimet ekzistuese, pasi ulje kanë pësuar dhe disa vepra të tjera lidhur me armëmbajtjen apo tregtimin dhe trafikimin e municioneve.
Prodhimi, shit-blerja, ofrimi për shitje, tregtimi apo transporti i municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse i armëve shpërthyese pa lejen e organeve shtetërore propozohet të ketë një dënim nga 5 deri në 10 vite maksimumi, ndërsa me ndryshimet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese ishte 5 deri në 15 vite.
Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol, dënimi propozohet të jetë nga 1 në maksimumi 4 vite duke përgjysmuar kështu dënimin që ishte më parë nga 5 vite në 8 vite maksimumi.
Ulje dënimi ka pësuar dhe armëmbajtja pa leje në banesë, për të cilën propozohet një dënim me 1 deri në 3 vite burg, nga 1 deri në 5 vite që ishte më parë.
Ligjvënësi propozon ulje dënimi dhe për armët e ftohta dhe tregtimin e tyre duke e çuar dënimin në 1 deri në pesë vite burg, nga 3 deri në 8 që është aktualisht për “armët e ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente”, shkruan “Report TV”.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit