Familjarët kanë arritur të identifikojnë kufomën e gjetur në mes të lumit Drin në zonën e “Zallë Dardhës” në Dibër.
Mësohet se kufoma i përket shtetases Marjeta Çera, 47 vjeçe, nga fshati Trokaj i rrethit Dibër, ndërsa banonte në Tiranë.
Bëhet e ditur se kohët e fundit viktima vuante nga depresioni, ndërsa identifikimi është bërë nga familjarët.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetmbytjes në lumë.