Nga raporti i INSTAT, theksohet rritja e inflacionit në 1.2% nga 0.6% që ishte në muajin Maj.
Ndikimin më të madh të rritjes e kanë sjellë ushqimet dhe pagesat e qytetarëve për arsimin.
Krahasuar me muajin qershor të një viti më parë, çmimet e shërbimit arsimor janë rritur me 4.8 për qind, ndërsa ato të ushqimeve dhe pijev e joalkolike janë shtrenjtuar me 2.7 për qind.
Banka e Shqipërisë reagoi duke ulur tre herë normën bazë të interesit në minimumin historik prej 1.25 për qind, për të inkurajuar konsumin dhe investimet.
MF/ tvbulqiza.al