E premte, 22 Nëntor, 2024

Pranimet në Universitetin e Tiranës

Mynyr-Koni-2Shkollat e larta i japin fund liberalizimit. Referuar edhe ligjit te ri, Universitetet tashme kane vendosur kriteret e pranimeve, kuotat dhe tarifat e shkollimit. Rektori i Universitetit te Tiranës, Mynyr Koni, tregon se këtë vit, nuk do te ketë prag te dyte, veç mesatares 6 te vendosur nga qeveria. 50 % te pikëve, do ta zëre nota mesatare e gjimnazit dhe gjysmën ajo e grup-lendeve qe kane përafërsi me degën e kërkuar.
Por referuar numrit te kuotave, rektori Koni, me nje llogaritje te përafërt, tregon se shanset për t’u pranuar i kane maturantet me mesataren mbi 8. 5100 do te jete numri i studenteve, qe do te pranohen ne Universitetin e Tiranës.
Ndërsa tarifa e shkollimit këtë vit, nuk do te ndryshoje. Shkollat e larta presin udhëzimet e Ministrisë se Arsimit dhe hapjen e aplikimeve per maturantet.
Sipas ligjit te ri, te gjitha kërkesat e kandidateve, do te mblidhen ne Agjencinë Kombëtare te Provimeve, e cila do te beje përllogaritjen e mesatares dhe shpërndarjen e maturanteve fitues, sipas degëve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit