Policia e shtetit i ka kërkuar ndjesë publikisht familjes Pula, në Delvinë, pasi raportoi vdekjen e djalit të saj në një aksident rrugor, në një kohë kur ai kishte mbetur i plagosur.
Policia thotë se ky ishte një lapsus si pasojë e raportimit të shpejtë të ngjarjes.
Bledi Pula, 27 vjeç, u aksidentua duke udhëtuar me motoçikletë në aksin Sarandë – Delvinë.
Si pasojë e përplasjes me një makinë të drejtuar nga Ilgi Seiti, ai mori plagë të rënda.
Edhe babai i Igli Seitit, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur rëndë.
GE/ tvbulqiza.al