Bilanci është ende provizor me 20 të vdekur dhe 35 të plagosur, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 të sotme gjatë orarit të pikut të lëvizjeve përmes transportit hekurudhor.
Mes viktimave të moshave të ndryshme ka studentë dhe fëmijë, por edhe të moshuar që udhëtonin mes Coratos dhe Andrias.
“Është një fatkeqësi, si të kishte rënë një aeroplan”, tha Massimo Mazzilli, kryebashkiak i Coratos. Një prej dy trenave ishte nisur nga Corato me destinacion Andrian, ndërsa tjetri në kahun e kundërt. Por shkaqet e përplasjes janë ende të paqarta. “Është ende nën hetim”, ka thënë presidenti i Rajonit të Puljas, Michele Emiliano, i ndodhur në vendngjarje.
MF/tvbulqiza.al