E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Pezullohet infermierja në Baz të Matit, banorët në protestë

Screenshot_1Shkarkimi nga puna i infermieres së fshatit Drita në Baz, ka revoltuar banorët e këtij fshati, të cilët kërkojnë rithimin e saj në punë. Mbi 70 kryefamiljarë të këtij fshati kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat, Drita Lala, ku i kërkojnë rikthimin e infermieres Hasime Nelaj në detyrë, me argumentin se ajo ka një eksperiencë pune prej 31 vitesh dhe se ka arsimin përkatës.
Bashkim Nelaj, deklaroi se një arsye tjetër pse këta banorë protestojnë për moslargimin e kësaj infermierje është fakti se ajo është banore e këtij fshati.
Banorët shprehen se nëse nuk do të gjejnë zgjidhje për këtë rast do t’u drejtohen instancave të tjera më lart.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit