Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin Regli Truçi, të cilit mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Peshkopisë, në vendin e quajtur “Lixhat”, ju gjetën 9.65 gramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë.
22-vjeçari i lindur dhe banues në Durrës, ka qenë i dënuarm ë parë me 6 muaj burg për “Vjedhje”.
Atij gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë me peshë 9.65 gramë.
Sipas deklaratës së policisë, gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një aparat celular.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.
GE/ tvbulqiza.al