Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në policinë e Dibrës, ka goditur ditën e djeshme një rats të kondrabandës me mallra.
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kontrabandë më mallra të tjera”
dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë një doganier për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Nga ky operacion u arrestua Astrit Stafa, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij tip “Volksëagen”me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa ju nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë kufitare.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lire shtetasi A.L, 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë doganier, pranë Doganës Bllatë, pasi më datë 12.07.2016, në Bllatë, dyshohet se me mosveprimet e tij nuk ka kryer procedurat doganore.
Sipas policisë materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë “ dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 174 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Astrit Stafa dhe për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “ parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal në ngarkim te shtetasit A.L.
GE/ tvbulqiza.al