E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Akuzat ndaj Memollarit pas aksidentit në Tiranë.

download (1)Policia e Tiranës ka dërguar në prokurori dy akuza ndaj 20 vjecarit, “largim nga vendngjarja” dhe “aksident me pasojë vdekjen”. Ndërsa në deklarimet për uniformat autori shfaq pendesë : “Nuk e di si ndodhi, pasi e godita në fillim më zuri paniku, më pas s’e di çfarë bëra. U tremba shumë dhe nuk e mendova se do t’i kaloja përsipër”, ka thënë Memollari.
Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore duke iu referuar zonës ku ndodhi aksidenti, kjo rrugë ka probleme me semaforët, të cilët funksionojnë me pulsim. Me rregullore, vetëm pas orës 11 të natës ai duhet të pulsojë, gjatë ditës duhet të punojë me tre ngjyrat.
20 vjecari, duke iu referuar fotove në rrjete sociale kishte pasion shpejtësinë. Ndërsa për sa i përket kontrrollit rutinë, testi i alkoolit ka rezultuar negativ, pritet ende përgjigjia ndaj testit të narkotikëve.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit