Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për bandën e drejtuar nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.
Sinanaj u dënua me burgim të përjetshëm, por për shkak të bashkëpunimi me drejtësinë dënimi i tij mbetet 35 vjet burg.
Sipas Lapsi.al, në total për “Bandën e tritolit” u dhanë 85 vite burg.
Më poshtë dënimet për secilin anëtar.
Genis Mëhillaj, 10 vjet burg
Marjon Mitro, 19 vite burg
Albin Merxhaj, 8 vite burg
Ilir Karçini, 5 vjet burg
Ndriçim Gjokonaj, 25 vite burg. Përfundimisht do bëjë 8 vite për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.
Andon Mëhillaj, burgim të përjetshëm.
GE /tvbulqiza.al