Kompania e ndërtimit “Gener 2” sh.p.k e cila po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit.
Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë administrative, që i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet.
Sipas këtij vendimi, shfuqizohet urdhëri i firmosur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, për ndërprerjen e punimeve pranë Liqenit Artificial. Gjykata thotë se të detyrohet pala e paditur, Inspektoriari Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë t’i paguajë kompanisë ndërtuese “Gener 2 sh.p.k” dëmin e shkaktuar, si humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar, si rezultat i ndërprerjes së punimeve.
Si dhe të paguaj në formën e dëmshpërblimit ndaj kompanisë ndërtuese dëmin moral që i ka shkaktuar shoqërisë pas nxjerrjes së aktit të paligjshëm të pezullimit të punimeve në këtë kantier ndërtimi.